Po pastronte armën, gjyshi qëllon aksidentalisht nipin 18 muajsh

Evropë

Po pastronte armën, gjyshi qëllon aksidentalisht nipin 18 muajsh

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, ku një foshnje 18 muajshe është transportuar në gjendje të rëndë me një plagë plumbi në bark. Foshnja është qëlluar aksidentalisht nga gjyshi i tij ndërsa po pastronte armën.

Djali iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij duket të jetë e qëndrueshme. Ndërsa 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, sipas mjekëve.

I moshuari ka gjashtë pushkë dhe 9 pistoleta pasi dikur ka qenë instruktor qitjeje.

Sipas dëshmisë, djali i vogël ka hyrë në dhomën e gjumit teksa i moshuari po pastronte armën, duke çuar në incidentin fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat