Protestuesit ndërpresin fjalimin e Starmerit

Evropë

Protestuesit ndërpresin fjalimin e Starmerit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:41
Keir Starmer

Fjalimi i Sir Keir Starmer në Gillingham është ndërprerë nga protestuesit e klimës.

Dy protestuesit , që thuhet se janë nga grupi Green New Deal Rising – u shfaqën pas liderit laburist teksa ai po fliste, shkruan Skynews.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të re të gjelbër tani”, tha njëri prej tyre, duke mbajtur një pankartë që thoshte “Nuk ka më kthim prapa”.

“Në cilën anë është Partia e Punës?” tha një tjetër.

Sir Keir i kthehet atyre duke i thënë “më lejoni ta përfundoj fjalimin”, duke shtuar: “Unë do të vij dhe do t’ju flas për këtë”.

Protestuesit vazhduan të bërtisnin derisa u larguan nga pjesëtarë të sigurimit.

“Unë mendoj se ata mund të kenë humbur faktin se misioni i fundit që nisa ishte me energji të pastër deri në vitin 2030, e cila është mënyra e vetme më efektive për të ardhmen e gjelbër që ata dhe shumë të tjerë dëshirojnë”, tha lideri laburist pasi ata ishin larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat