Dy tërmete të njëpasnjëshme shkundin Italinë, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë

Evropë

Dy tërmete të njëpasnjëshme shkundin Italinë, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter u regjistrua 5 kilometra nga Cesarò në provincën e Messinas, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 19 km.

Tronditja u ndje edhe nga popullsia në komunat e afërta San Teodoro, Bronte dhe Maniace. Mediat italiane shkruajnë se nuk ka dëme apo lëndime.

Pak minuta pas të parës, një goditje e dytë, me magnitudë 2 ballë në të njëjtën zonë, 24 kilometra thellësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat