Zhduket 27-vjeçarja në ishullin grek, familja e bindur për rrëmbim

Evropë

Zhduket 27-vjeçarja në ishullin grek, familja e bindur për rrëmbim

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:39
Anastasia Rubinska

Anastasia Rubinska quhet 27-vjeçarja e zhdukur në ishullin Kos në Greqi. Ajo punonte në restorantin e një hoteli.

Nëna e saj besoj se vajza është rrëmbyer dhe për ngjarjen është arrestuar si i dyshuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi.

Gjurmët e Anastasias kanë humbur që nga e hëna e 12 qershorit. Vajza kishte kontakte të rregullta me familjen e saj. Të dielën në mbrëmje ajo foli me nënën e saj në telefon. Ky ishte edhe komunikimi i tyre i fundit. Që nga e hëna, telefoni i 27-vjeçares është joaktiv.

Sipas provave paraprake, shtetasi nga Bangladeshi dyshohet se ka përfituar nga gjendja e dehur e të resë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka rrëmbyer.

Ai ka treguar para autoriteteve se ka kryer marrëdhënie seksuale me Anastasian brenda dëshirës së saj dhe më pas e ka lënë në një ambient të jashtëm pranë shtëpisë së tij dhe është larguar.

Mirëpo, siç rezultoi, pas një hetimi të Policisë, në pikën e treguar nga bangladeshasi nuk u gjet asnjë gjurmë e vajzës , ndërkohë që as kamerat që ndodheshin aty nuk kishin asnjë lëvizje.

Dronët dhe qentë e trajnuar posaçërisht po “krehin” zonën për të gjetur ndonjë provë që do të çojë në identifikimin e të resë nga Polonia.

Ndërkohë, partneri i vajzës i cili ishte në dijeni që e dashura e tij ishte në gjendje të dehur i ka gjurmuar telefonin dhe nga momenti që ai kishte komunikuar me atë, brenda pak minutash vendndodhja kishte ndryshuar.

I bërë merak për situatën, polaku ka lajmëruar policinë për të denoncuar zhdukjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat