Lamtumira e pazakonshme e çiftit nga Roma

Evropë

Lamtumira e pazakonshme e çiftit nga Roma

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:20
Ilustrim

Mirupafshim”, ishte mesazhi që nuk lë vend për interpretim, i publikuar së fudmi në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.

Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave.

Dhe hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, pas një pasigurie fillestare kaluan drejt vetëvrasjes së përbashkët, një zgjedhje tragjike ndoshta për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat