“Rusia është në vështirësi”, ekspertët zbulojnë se çfarë po ndodh me regjimin e Putinit

Evropë

“Rusia është në vështirësi”, ekspertët zbulojnë se çfarë po ndodh me regjimin e Putinit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 07:42
Vladimir Putin

Shërbimet sekrete kanë zbuluar përgatitjen e një atentati të frikshëm nga ana e rusëve. Ata po përgatisin të hedhin në erë një nga stabilimentet më të mëdha në botë të prodhimeve kimike, Krime Antitank. Stabilimenti gjendet në qytetin Armiansk në Krimenë Veriore të aneskuar nga Rusia.

Një provë e rëndësishme e këtij qëllimi është edhe aneksimi paraprak i banorëve në perimetrin e stabnilimentit. Për arsye të hedhjes në erë të digës, stabilimenti është pa punë. Me këtë rast është zbuluar se rusët kanë vendosur eksploziv në themelet e stabilimentit gjigand kimik.

Vetëm për impiantet e ftohjes gjenden aty rreth 200 ton amoniak i lëngët, i cili në rast shpërthimi do të krijonte një re helmues me efekt shkatërrimtar që do të shtrihej në shumë kilometra. Shërbimet sekrete ndërkombëtare kanë paralajmëruar se dëmi do të ishte i frikshëm në jetë njerëzore.

Koloneli Artur Meçollari tha në “Lufta dhe Paqja” se minimi i fabrikës kimike dhe shkatërrimi i digës sjell pasoja të mëdha humanitare dhe si e tillë përbën një krim kundër njerëzimit. Për kolonelin Çlirim Toçi,veprime të tilla nga ana e ushtrisë ruse tregon se ndodhet në një moment të dëshpëruar.

“Regjimi i Putinit është në një moment të dëshpëruar dhe sipas analistëve ushtarakë, veprime të tilla bëhen kur një forcë e armatosur nuk është në gjendje të përballojë në mënyrë efektive një kundërshtar. E dyta, Putin mund ta përdorë këtë thjesht për të penguar një kundërsulm nga forcat ukrainase. Ata mund të mendojnë se mund të dëmtojnë forcat ukrainase por duhet të mendojnë edhe kostot që do të shkaktojë për vetë forcat e Federatës Ruse.

Paniku për momentin në forcat e armatosura tuse është i lartë jo vetëm prej përgatitjes së forcave ukrainase, rusët kanë pasur kohë të gjatë gjatë periyudhës së dimrit të përgatiteshin por nuk është ajo që duhet dhe pajisjet për tëe përballuar një sulm nga ukraina nuk janë ata që duhet të kenë.Pra sot ata përballen me njnë dilemë morali i forcave ruse nuk është ai që pritet, ka një moral të ulët, ndërveprueshmëria ndërmjet njësive në terren nuk është e duhura dhe zinxhiri i komandimi nuk është funksional. Këto janë tre elementët që i bëjnë forcat ruse të jëenë të pasigurta për atë që do të ballafaqohen nesër prandaj ata kanë vedpruar në shpërthimin e digës.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat