Turqi/ Edhe të sëmurët e personat me aftësi të kufizuara votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

Evropë

Turqi/ Edhe të sëmurët e personat me aftësi të kufizuara votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Punonjësit e Bordit Zgjedhor në qytetin Adıyaman në Turqi dërguan kutitë e votimit në shtëpitë e qytetarëve në lagjet Bahçelievler dhe İmamağa të cilët nuk mund të shkonin për të votuar për shkak se ishin të sëmurë ose me aftësi të kufizuara.

Punonjësit dërguan kutinë e votimit në shtëpinë e çiftit Erdil dhe Sümeyye Şahin si dhe dhanë informacion lidhur me procesin e votimit.

18 vjeçarja Sümeyye Şahin falënderoi punonjësit të cilët erdhën deri në shtëpinë e saj.

Ndërsa 90-vjeçari Osman Erdil bëri të ditur se nuk ka mundur të shkojë për të votuar dhe falënderoi ekipet që sollën kutinë pranë tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat