Një çift i porsamartuar në Serres kanë shkuar për të votuar pas festës së dasmës.
Pasi votoi, çifti shkrepi disa fotografi në oborrin e qendër në votimit.
Ditën e sotme qytetarët grek do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re. Nga ora 07:00 qëndrat e votimit janë hapur ku do të votojnë rreth 9.8 milionë votues , për të zgjedhur 300 deputetët e Kuvendit të Greqisë për periudhën 2023-2027.
Qendrat e evotimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 ku zgjedhësit kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Procedura mund të zgjatet nëse përfaqësuesi gjyqësor konstaton se ka ende qytetarë që presin të votojnë në një qendër votimi.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 21 majit e kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023 dhe janë regjistruar në listat zgjedhore të bashkive.