Çifti që u pendua që ia vunë emrin djalit Putin

Evropë

Çifti që u pendua që ia vunë emrin djalit Putin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një familje që e quajti djalin e tyre Putin për nder të presidentit rus, Vladimir Putin tani duket se është penduar për vendimin dhe dëshiron të rikthehet në emrin origjinal.

Familja Dzurayev u zhvendos në Rusi nga Taxhikistani në fillim të viteve 2010 dhe zyrtarisht e riemëruan djalin e tyre, Rasul Putin kur ishte një vjeç e gjysmë.Të dhënat aktuale tregojnë se prindërit e Rasulit u kanë kërkuar zyrtarëve leje për t’ia rikthyer emrin e vjetër, sipas kreut të zyrës së gjendjes civile në qytetin Aleksandrov, 90 kilometra në verilindje të Moskës.

“Prindërit na u afruan: u vjen keq për atë që bënë”, tha Ekaterina Belous për një gazetë lokale, raporton themirror.

Ajo nuk ka shpjeguar se pse prindërit kanë ndryshuar papritur mendjen, megjithëse nuk kanë thënë se janë kundër pushtimit rus në Ukrainë, ka shumë të ngjarë që kjo të ketë qenë arsyeja.

“Ata duan t’i japin fëmijës emrin që i është vënë në lindje”, tha Bellows.

Gjyshi i fëmijës është një mbështetës i flaktë i Putinit. Në murin e shtëpisë së familjes gjendet një qilim i madh me fytyrën e liderit rus, pranë disa fotove të Putinit, sipas gazetës Novi Gorod Aleksandrov.

Rahman Dzhuraev, gjyshi i fëmijës, i tha një gazete lokale në atë kohë se një herë kishte dëgjuar se dikush në Egjipt e kishte quajtur fëmijën Putin, i cili mendoi se “pse nuk e kemi këtë në Rusi?”

Një vit pasi Rasul u quajt Putin, kushëririt e tij e pagëzuan fëmijën e tyre me emrin Shoigu për nder të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat