LIVE: Kreu i Wagner pretendon kontrollin e plotë të Bakhmutit, reagon Ukraina - Macron thotë se Zelensky është ‘ndryshues i lojës’!

Evropë

LIVE: Kreu i Wagner pretendon kontrollin e plotë të Bakhmutit, reagon Ukraina - Macron thotë se Zelensky është ‘ndryshues i lojës’!

Nga: Bota sot Më: 19 maj 2023 Në ora: 07:34 Përditësuar në ora: 15:37 më 20.05.2023
Foto nga takimi

Prigozhin i Rusisë pretendon kontrollin e plotë të Bakhmutit - Reagon Ukraina

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pretenduar sot kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Bakhmut. përcjell Bota sot.

Qyteti lindor i Ukrainës ka qenë në qendër të betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

Sky News deri më tani nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë pretendimin.

Zoti Prigozhin e bëri pretendimin në një video teksa mbante veshje luftarake përpara një vargu luftëtarësh që mbanin flamuj rusë dhe pankarta të Wagner.

“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmuti është marrë plotësisht”, tha ai.

Ai shtoi se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim.

“Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi”, tha ai.

Shpërthime të largëta mund të dëgjoheshin në sfond ndërsa zoti Prigozhin fliste gjatë videos. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.

​Turqia, vendi i tretë në që nuk do ta sanksionojë Rusinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk në një intervistë për CNN.

Pavarësisht të komenteve të rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu për Moskën që bëri që kandidati nacionalist Muharrem Ince të tërhiqej nga gara në prag të raundit të parë, Erdogan mbrojti marrëdhënien e tij me Putinin, duke vënë në dukje se sipas mendimit të tij ,Perëndimi duhet të ndjekë të njëjtin shembull.

“Perëndimi nuk po merr një qasje shumë të ekuilibruar. Nevojitet një qasje e ekuilibruar kundër një vendi si Rusia, “tha ai, duke akuzuar Kilicdaroglu se dëshiron të “shkëpusë” Turqinë nga Rusia.

Dhe ai pretendoi se marrëveshja për eksportet e grurit ukrainas të ndërmjetësuar nga ai dhe OKB-ja u arrit “për shkak të marrëdhënieve të veçanta me Presidentin Putin”.

Presidenti turk foli edhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin, veton që ai vuri në anëtarësimin e Suedisë në NATO duke akuzuar Stokholmin se ka strehuar anëtarët e PKK.

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e organizatave terroriste të lëvizin lirshëm rrugëve të Stokholmit, ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e saj në NATO ,” tha Erdogan.

Përndryshe, që nga 22 shkurti 2022 e deri më tani vendi që ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë është SHBA-ja me 1.948 sanksione.

SHBA-ja pasohet nga Suedia me 1.782 sanksione, Kanadaja me 1.590, Britania e Madhe me 1.429, Bashkimi Evropian (BE) me 1.390, Franca 1.324, Australia me 945 dhe Japonia me 919 sanksione.

Që nga data në fjalë, 9.117 nga sanksionet kundër Rusisë janë zbatuar ndaj individëve ndërsa 2.090 kanë vendosur në objektiv organizatat, 96 prej tyre anijet dhe 24 prej tyre kanë shënjestruar avionët.

Kurse, vendet që nuk kanë sanksionuar Rusinë, është Serbia dhe Bjellorusia.

Putin bën deklaratën e fortë dhe ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Po përpiqet të ndajë Rusinë në dhjetëra pjesë

Perëndimi po përpiqet ta ndajë Rusinë në dhjetëra pjesë dhe të krijojë një ndarje midis grupeve të ndryshme etnike në vend, është shprehur sot presidenti rus Vladimir Putin.

Putin i bëri komentet teksa kryesonte një takim të Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike mbi integrimin e territoreve të aneksuara të Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se sa më shumë sanksione që Perëndimi të lëshojë ndaj Rusisë, aq më e bashkuar do ishte shoqëria ruse në tërësi.

Më herët sot, Britania e Madhe njoftoi një valë të re sanksionesh ndaj Rusisë që godasin 86 individë dhe biznese që janë të lidhur me luftën.

Tensionohet situata/ Moska shpërthen me akuza të forta: Sulmet terroriste në Rusi janë kryer me ndihmën e SHBA-së

Disa ‘sulme terroriste’ që ndodhën në Rusi u planifikuan dhe u kryen me koordinimin e agjencive të inteligjencës amerikane.

Kështu deklaroi kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Rusie, Nikolai Patrushev, duke iu referuar vrasjes së Darya Dugina dhe Vladlen Tatarsky, plagosjes së shkrimtarit Zakhar Prilepin dhe sulmit në urën e Krimesë.

Më herët, presidenti Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqet ta shpërbëjë Rusinë në shtete të ndryshme bazuar në linjat etnike dhe kombëtare.

Në një fjalim të premten ai tha se sanksionet po ndihmojnë në bashkimin e popullit rus në vend që t’i ndajnë ata.

Rusia ‘shokon’ Ukrainën me vendimin e fundit

Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak.

Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj.

Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Kerson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë.

Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore.

Megjithatë, me dekret të presidentit rus Vladimir Putin në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak.

Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen.

Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023.

Sipas paketës së ligjeve të miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë./rel

Vendet e G-7-ës ultimatum Rusisë, Putin iu kundërpërgjigjet: Nuk na bëni dot asgjë!

Liderët e vendeve të G-7 u dakordësuan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës, siç thanë për të “lënë të vdesë urie”, makinerinë e luftës në Rusi.

Në deklaratën e përbashkët të 7 të mëdhenjve të botës thuhet se për të reduktuar të ardhurat e Rusisë, do të vihet në shënjestër edhe eksporti i diamanteve.

“Do të punojmë në kontakt të ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve të nxjerrë, përpunuar apo prodhuar në rusi”, pohojnë liderët e G-7-ës të mbledhur në Hiroshima të Japonisë.
Ata i bënë thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit në Ukrainë dhe të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake.

Nuk vonoi reagimi i Moskës, me Presidentin Putin që tha se pavarësisht sanksioneve të perëndimit rusia mbetet lider në tregun e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë.
Në samit pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski , edhe pse ka paqartësi nëse do të jetë ose jo fizikisht i pranishëm.

Fillimisht u tha se numri një i Kievit mund të udhëtojë në Japoni, por këshilli kombëtar i sigurisë deklaroi më vonë se Zelenski do të flasë me video-lidhje. Presidenti ukrainas gjendet aktualisht në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe.

Erdogan Merr vendimin e pazakontë ndaj Rusisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme për raportin me Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin.

Në një intervistë për "CNN", Erdogan u shpreh se raporti me Rusinë është mjaft i mirë pavarësisht qëndrimeve të shumë vendeve të botës, veçanërisht atyre europiane.

“Ne nuk jemi në një pikë ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet e Perëndimit. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë", u shpreh ai.

Erdogan nënvizoi se Turqia dhe Rusia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo sektor dhe fushë.

Ndryshe nga Presidenti turk, lideri i opozitës dhe rivali i tij në zgjedhje, Kemal Kilicdaroglu ka një retorikë të ashpër kundrejt Rusisë, e cila sipas tij po ndërhyn dhe po ndikon në zgjedhjet presidenciale turke.

“Të dashur miq rusë, ju qëndroni pas montazheve, komploteve, përmbajtjeve të thella false dhe kasetave që u ekspozuan në këtë vend dje. Nëse doni vazhdimin e miqësisë sonë pas 15 majit, hiqni duart nga shteti turk”, u shpreh Kilicdaroglu disa ditë më parë.

Kundërofensiva e shumëpritur Ukrainës ka filluar, lëvizjet e papritura “çmendin” rusët

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka qenë pa dyshim tema e diskutimit në frontin e luftës, në Kremlin por edhe midis ekspertëve perëndimorë. Pas disa sulmeve të njëpasnjëshme, u mendua se sulmi i planifikuar prej muajsh, kishte nisur. Bombardimi i pamëshirshëm i pikave ushtarake ruse; aludimet e zbarkimeve të vogla ukrainase përgjatë bregut lindor të okupuar të lumit Dnipro; dhe shpërthimet që goditën depot e karburantit dhe infrastrukturën brenda kufijve të Rusisë dhe në qytetet e pushtuara, të gjitha këto ishin shenja që duket se e vërtetuan. Mbi të gjitha evakuimi i popullatës civile në zonat e pushtuara, ngriti dyshimet.

Megjithatë zyrtarisht, kundërofensiva e Ukrainës ende nuk ka filluar. Duke pasur parasysh pajisjet, këshillat dhe trajnimet e SHBA-së dhe NATO-s të në këtë operacion, një zyrtar i lartë amerikan tha kohët e fundit se SHBA-të e kishin stërvitur Kievin se si të “befasonte”, ndaj kjo vonesë në shpalljen e fillimit të sulmit është një taktikë, jo pasojë e kaosit ukrainas, çorganizimit dhe moti të pafavorshëm. Perëndimi po pret me padurim nisjen, me shpresën se Ukraina mund ta detyrojë Rusinë që të ulet në tavolinën e negociatave dhe kështu të hapet rrugë për t’i dhënë fund konfliktit.

Konfuzioni i Ukrainës

Qëllimi i këtij konfuzioni është qartazi të prishë ekuilibrin e Moskës, të paaftë për të vlerësuar nëse çdo sulm i ri nga forcat ukrainase është "ai", apo thjesht një sulm i zakonshëm. Sulmet e fundit rreth Bakhmutit janë dëshmi për këtë. Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, kaloi 10 ditë, duke paralajmëruar rënien e Wagner-it, sepse po i mbaronin municionet. Ai nuk mori pothuajse asnjë përgjigje publike zyrtare dhe është e paqartë nëse ndonjë gjë ndryshoi pas tyre. Ajo që është e rëndësishme është përçarja e rusëve, diçka e paimagjinueshme në shkurt 2022.

Shpërthimi i Prigozhin deri më tani ka rezultuar vetëm në ndryshime të vogla territoriale në Bakhmut. Por në të njëjtën kohë ka zbuluar një ndryshim sizmik në mënyrën se si po funksionojnë makineritë luftarake të Rusisë dhe Ukrainës. Kievi deri më tani ka arritur të mbajë sekret synimet, përgatitjet dhe gjithçka tjetër. Ukrainasit duket se kanë durim dhe aftësi për ta mbajtur planin e tyre mjaftueshëm konfidencial për ta zbatuar atë në mënyrë efektive. Moska në vend të kësaj ka shfaqur plotësisht problemet e saj. Rusia shpesh e ka përdorur dezinformimin me qëllim. Kur burimet ruse paralajmëruan për rrethimin e trupave ruse në Lyman këtë verë, ishte një mashtrim i krijuar për të larguar vëmendjen nga Moska duke ekzekutuar një tërheqje të qetë. Por në raste të tjera, debatet e tyre tregojnë kaosin që e ka kapluar. Tërheqja ruse nga Kherson ishte një shembull tjetër i mesazheve kontradiktore nga zyrtarë të lartë.

Planet e fshehta

Në javët në vijim, ka të ngjarë të shohim më shumë konfuzion nga Ukraina. Sulmet kundër objektivave specifike dhe të rëndësishme ruse, brenda territorit të pushtuar, mund të rriten dramatikisht, po ashtu edhe sulmet me raketa në ndërtesa të mëdha brenda Luhanskut. Mund të ketë edhe alarme të rreme përgjatë një vije fronti prej 1000 kilometrash (620 milje). Në Perëndim, Ukraina duhet ta bëjë Khersonin e pushtuar të vazhdojë të duket i rrezikuar nga një sulm amfib përtej lumit Dnipro; dhe në lindje, Bakhmuti duhet të duket ende në rrezik. Dhe fronti i madh jugor i Zaporizhzhisë së pushtuar nga Rusia duhet të mbetet gjithashtu i rrezikuar.Moska nuk mund të përballojë të humbasë në asnjë nga këto tre fronte. Megjithatë, ajo mund të detyrohet të zgjedhë se kujt dëshiron t’i japë përparësi, dhe me këtë zgjedhje do të vijë rreziku i parë i një disfate strategjike për Putinin.

Një sulm i plotë frontal kundër pozicioneve të dobëta ruse, ku zinxhirët e furnizimit, komanda dhe morali ka të ngjarë të jenë të dobëta, është i mundur nga Kievi në çdo kohë. Por disa javë të tjera konfuzioni dhe vetëkritikash ka të ngjarë të zvogëlojë koston njerëzore në Kiev. Mesazhet e paqarta të Moskës ndoshta tregojnë shenja të rralla të përçarjeve dhe konflikteve të brendshme,ndërsa ato të Kievit janë një shenjë qëllimi dhe vendosmërie.

Kievi sulmohet me dronë, alarmet dëgjohen në gjithë Ukrainën

Alarmet për sulme ajrore u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes, pasuar nga raportime për shpërthime në zona të caktuara. Zyrtarët ukrainas konfirmuan aktivizimin e njësive kundërajrore në shumë rajone.

Alarmet u shtrinë në të gjitha rajonet e vendit për rreth një orë nga ora 2 e mëngjesit.

Nuk është raportuar se ndonjë objektiv infrastrukturor apo civil u godit dhe nuk pati shenja viktimash pasi alarmet u ndalën në Kiev, si dhe në rajonet qendrore dhe jugore.

Alarmet për sulme ajrore vazhduan në Ukrainën perëndimore deri në mëngjes, por ishin të kufizuara në dy rajone - në lindje dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia në jug.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se forcat ruse kishin lëshuar valë të njëpasnjëshme dronësh drejt kryeqytetit, sulmi i dhjetë këtë muaj dhe i dyti në më pak se 24 orë.

"Kjo taktikë e Kremlinit është një përpjekje për të mposhtur forcat tona kundërajrore dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi civilët ", shkroi Popko në Telegram.

"Të gjitha objektivat ajrore të lëshuara në drejtim të Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore", shtoi ai.

Disa rajone raportuan njësi kundërajrore në veprim.

Shpërthime u raportuan në rajone gjerësisht të ndara, duke përfshirë Krivi Rih në Ukrainën qendrore dhe Rivne dhe Lutsk në perëndim.

Sipas një mesazhi Telegram nga ushtria e Ukrainës, avionët rusë u panë në qiell, duke paraqitur një kërcënim të sulmeve me raketa hipersonike Kinzhal.

Një deklaratë e mëparshme ushtarake përmendte rrëzimin e disa objektivave ajrore, por pa dhënë informacione të mëtejshme. Ushtria kishte lëshuar një paralajmërim se rajonet qendrore dhe Kievi ishin në rrezik nga sulmet me dron.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të instaluar nga Rusia në zonën e kontrolluar nga Moska të rajonit të Donjeckut, tha se forcat ukrainase kishin gjuajtur tetë raketa në këtë zonë.

Nuk ka detaje për dëme apo viktima.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

​Udhëheqësit e G7 kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave ruse nga Ukraina

G7 po kërkon që Rusia "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës".

Kështu thuhet në deklaratën e liderëve të G7, shkruan BBC. 

Sipas tyre, një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse dhe kjo duhet të përfshihet në çdo thirrje për paqe.

Udhëheqësit thonë se "mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet" dhe vendet "qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat