Mbi 1,000 rusë kanë kërkuar azil politik në Finlandë për të shmangur rekrutimin

Evropë

Mbi 1,000 rusë kanë kërkuar azil politik në Finlandë për të shmangur rekrutimin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:58
Finlandë

Më shumë se 1100 qytetarë rusë kanë kërkuar azil në Finlandë për shkak të kërcënimit të rekrutimit dhe shërbimit ushtarak në Rusi, sipas Agjencisë Finlandeze të Migracionit.

Finlanda është në pritje të udhëzimeve nga BE për fatin e atyre që kanë mbërritur në vend për të shmangur rekrutimin në Rusi.

Agjencia Finlandeze e Migracionit (Migri) raporton se 1109 shtetas rusë kanë kërkuar deri më tani azil. Pas diskutimit të çështjes së kërkesave për azil të paraqitura nga rekrutët që kanë ikur nga Rusia, vendet nordike vendosën të prisnin direktivat e BE-së përpara se të merrnin ndonjë vendim.

Megjithatë, nuk është ende e sigurt se kur do të finalizojë BE- ja direktivat e saj për këtë çështje. Në fund të shkurtit, Finlanda pezulloi përpunimin e rasteve të azilit për rusët që u larguan nga Rusia për të shmangur rekrutimin.

Autoritetet e vendit e arsyetuan vendimin e tyre, duke thënë se ende po mbledhin informacione për kushtet sociale në Rusi dhe për vetë azilkërkuesit. Më 1 tetor të vitit të kaluar, Finlanda gjithashtu mbylli kufijtë e saj për rusët që mbanin viza turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat