Si votoi diaspora turke, Gjermania dhe SHBA në anët e kundërta

Evropë

Si votoi diaspora turke, Gjermania dhe SHBA në anët e kundërta

Më: 15 maj 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Përveç elektoratit vendas në zgjedhjet presidenciale të Turqisë ku qytetarët zgjodhën midis liderit aktual Recep Tayyip Erdogan dhe përfaqësuesit të opozitës Kemal Kilicdaroglu, një diasporë e madhe turke ushtroi gjithashtu të drejtën e shtetësisë së tyre.

Sipas të dhënave të agjencisë Anadolu, të drejtë vote kanë pasur 3.416.086 votues në diasporë.

Aktualisht janë numëruar rreth 87 për qind e votave dhe Erdogan kryeson me 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 40 për qind të votave.

Diaspora më e madhe turke është në Gjermani, ku Erdogan fitoi bindshëm me 340 mijë vota ose 65 për qind.

Ai fitoi edhe në Francë, ku mori mbështetjen e 62 për qind të votuesve, si dhe në Holandë me 68 për qind dhe në Belgjikë me 71 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

Nga ana tjetër, Kiliçdaroglu mundi Erdoganin në SHBA, ku fitoi 79.83 për qind të votave të diasporës atje.

Pothuajse të gjitha vendet e Lindjes së Mesme e votuan Erdoganin, në Arabinë Saudite me 73 për qind, në Jordani me 88 për qind dhe në Liban me madje 95 për qind.

Përveç Bosnjë-Hercegovinës, ku Erdogan fitoi 45.9 për qind të votave, ai fitoi edhe në Kosovë me 55 për qind të votave.

Kilicdaroglu ka festuar në vendet e tjera të rajonit, në Serbi ka marrë 48 për qind, në Mal të Zi 79 për qind, në Maqedoninë e Veriut 51 për qind dhe në Shqipëri 62 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat