Berlini i jep 105 dronë “Vector” shërbimit sekret ukrainas

Evropë

Berlini i jep 105 dronë “Vector” shërbimit sekret ukrainas

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Shërbimi sekret ukrainas do të marrë 105 dronë ”Vector”, sipas kontratës mes Ministria ukrainase të Mbrojtjes dhe prodhuesit gjerman ”Quantum-Systems GmbH”.

”Ky është grupi i dytë i dronëve ‘Vector’ për ushtrinë ukrainase, financuar nga qeveria gjermane. Në gusht 2022, Ukraina ka porositur dhe marrë 33 dronë gjermanë të të njëjtit model, të cilat kanë dëshmuar efikasitetin e tyre të lartë në fushëbetejë”, thanë shërbimet sekrete ukrainase.

Duhen vetëm dy minuta për të filluar të punoni me dronin ‘Vector”, shtuan ato.

Ky dron ka një hapje krahësh prej 2,8 metrash dhe mund të lëshohet me dorë, është i pajisur me sensorë elektro-optike dhe rreze infra të kuqe, të cilat e lejojnë atë të zbulojë armiqtë gjatë gjithë kohës, ndërsa dizajni i tij zvogëlon ndikimin e faktorëve të motit.

Shpejtësia mund të arrijë 72 kilometra në orë, kohëzgjatja e një fluturimi është 120 minuta.

Falë kanaleve të sigurta të transmetimit të të dhënave, ”Vector” mund të transmetojë video në stacionet tokësore në kohë reale gjatë misionet luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat