Ofendoi prindërit e ndjerë të Putinit, gruaja dënohet me dy vite burg

Evropë

Ofendoi prindërit e ndjerë të Putinit, gruaja dënohet me dy vite burg

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:29
Irina Tsybaneva.

Një grua ruse 60-vjeçare është dënuar me dy vjet burgim me kusht për “shkrimin fyes” në varrin e prindërve të presidentit Vladimir Putin, raportuan të enjten faqet e pavarura të lajmeve.

Prokurorët kërkuan një dënim me kusht me tre vjet burg për Irina Tsybaneva.

Gruaja u ndoq penalisht tetorin e kaluar për përdhosjen e varrit në Shën Petersburg, sepse në shënim ajo i quajti babanë dhe nënën e Putinit “prindër të një maniaku”.

“Vdekje Putinit, ju rritët një përbindësh dhe një vrasës”, shkruhej në shënim, duke u kërkuar prindërve të vdekur “ta marrin atë me vete”.

Sipas faqes së internetit SOTA, Chibaneva nuk planifikon të apelojë.

Ajo tha se e shkroi shënimin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë dhe “e kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtuar dhe ka shumë të vdekur”, sipas një faqeje tjetër lajmesh, Mediazona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat