LIVE: Zhvillime të papritura, Ukraina bën ‘super-goditjen’ e fortë ndaj Putinit - Rusia merr vendimin fatal!

Evropë

LIVE: Zhvillime të papritura, Ukraina bën ‘super-goditjen’ e fortë ndaj Putinit - Rusia merr vendimin fatal!

Më: 5 maj 2023 Në ora: 07:13 Përditësuar në ora: 17:57 më 05.05.2023
Vladimir Putin

Borrell hedh poshtë propozimin e Kinës për paqen në Ukrainë: BE nuk e merr parasysh, konsiderojmë vetëm planin e Zelenskyt

“BE beson se i vetmi plan i zbatueshëm i paqes për Ukrainën është plani i paraqitur nga presidenti Zelensky. Brukseli nuk e merr seriozisht nismën kineze”, u shpreh të premten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kryediplomati i Brukselit tha se pikëpamja e BE-së është se negociatat për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim në këtë pikë të zhvillimeve mes vendeve.

Borrell kritikoi gjithashtu Kinën për mbështetjen e Rusisë, por vuri në dukje se ende nuk ka pasur shkëmbim armësh mes dy aleatëve.

Ai theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e saj për përpjekjet ushtarake të Ukrainës. “Ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes, është momenti i mbështetjes së Ukrainës në luftë,” tha ai.

Ukraina shkatërron një transportues personel të blinduar rus me një dron kamikaz

Ushtria e Ukrainës ka shkatërruar një transportues personel të blinduar rus me një dron kamikaz FPV.

Pamjet e shkatërrimit të këtij automjeti luftarak janë publikuar në Twitter nga një faqe ukrainase që publikon vazhdimisht luftimet në Ukrainë.

Sipas videos, droni kamikaz shihet derisa u nis drejt cakut për ta shkatërruar mjetin luftarak.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet në fushë të hapur, por luftime të ashpra po vijojnë në qytetin Bakhmut.

Ukraina pritet që së shpejti të nisë një kundërofensivë në këtë qytet.

Clinton befason me deklaratën: E dija në vitin 2011 se ishte vetëm çështje kohe para se Putini të pushtonte Ukrainën

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton deklaroi se në vitin 2011 e kishte kuptuar se ishte vetëm çështje kohe para se Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën.

Në këtë përfundim, 76-vjeçari pohon se ka ardhur pas një takimi me presidentin rus në Davos, shkruan Financial Times.

Gjatë atij takimi, Clinton pohoi se Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe paraardhësi i tij, Boris Yeltsin.

Marrëveshja atëbotë bënte thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës – kjo e fundit do të hiqte dorë nga arsenali bërthamor i epokës sovjetike.

Vladimir Putin më tha në vitin 2011, tre vjet para se të pushtonte Krimenë, se nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Jeltsinin. Ai më tha ‘unë nuk jam dakord me të dhe nuk e mbështes atë. Marrëveshja nuk më detyron mua’. Atë ditë kuptova se ishte vetëm çështje kohe para se të sulmohej Ukraina”, tha ai.

Ndryshe, Clinton kohë më pare kishte thënë se kishte gabuar në vitin 1994, kur kishte bindur ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore. 

Ndodh për herë të parë që nga fillimi i luftës, Ukraina bën ‘super-goditjen’ e fortë ndaj Vladimir Putinit

Ukraina raportohet se ka rrëzuar për herë të parë një raketë hipersonike ruse në qiellin mbi Kiev

Portali ukrainas i lajmeve, Defence Express ka publikuar fotografi të një rakete të shkatërruar Kh-47 Kinzhal, e cila ishte lansuar prej rusëve në drejtim të Kievit.

Imazhet treguan vetëm hundën e kokës së raketës, e cila kishte rënë në një hapësirë të pabanueshme, raporton skynews.

Ushtria ruse pretendon se Kinzhal mund të arrij objektivin në një distance prej 3000 kilometrave dhe udhëton me shpejtësi prej katër kilometrave në sekondë.

Ai mund të mbajë koka të bombave konvencionale ose bërthamore dhe mund të lëshohet nga bombardues.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Pas pretendimeve se Ukraina ka tentuar të vrasë presidentin Putin, Rusia merr vendimin fatal ndaj kundërshtarit

Kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe shumica e rajoneve të Ukrainës kanë shpallur alarme për sulme ajrore ruse, kanë njoftuar zyrtarët në vend.

Numri i alarmeve është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte tentuar të vriste presidentin rus Vladimir Putin në një sulm me dron herët në mëngjes të së mërkurës, diçka që Kievi e ka mohuar.

Vetëm Kievi ka lëshuar gjashtë alarme paralajmëruese për sulme ruse në tre ditët e fundit.

Ndërsa sirenat janë dëgjuar në rajone të tjera po ashtu.

Wagner thotë se do t’i largojë forcat nga Bahmuti javën e ardhshme

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner në Rusi, tha në një njoftim të papritur të premten se forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bahmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve.

"Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet në vendbanimin Bakhmut në njësitë e ministrisë së mbrojtjes dhe të tërheqim trupat e mbetur të Wagnerit në kampet e logjistikës”, tha Prigozhin në një deklaratë.

"Unë po i tërheq njësitë Wagner nga Bahmuti sepse në mungesë të municioneve ato janë të destinuara të humbasin në mënyrë të pakuptimtë", shtoi ai.

Wagner ka qenë në krye të përpjekjes së Rusisë për të kapur Bahmutin që nga vera e kaluar, në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Nuk ishte e qartë nëse deklarata e Prigozhin mund të merret seriozisht, pasi ai ka postuar shpesh komente impulsive në të kaluarën.

Vetëm javën e kaluar ai tërhoqi një deklaratë që tha se e kishte bërë si “shaka”.

Prigozhin fajëson Kremlinin për vdekjen e ushtarëve të tij

Kreu i grupit ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin denoncoi në një video mungesën e rëndë të municioneve që prekin trupat e tij duke akuzuar udhëheqësit ushtarakë rusë për vdekjen e mercenarëve në fushën e betejës.

Në videon e publikuar në kanalin Telegram, Prigozhin deklaron se vuan një mungesë prej 70% të municioneve.

Ai tregon radhët e kufomave të luftëtarëve që dyshohet se vdiqën më 4 maj.

Mbrojtësi i ”Wagner”-it më pas sulmon udhëheqjen e ushtrisë ruse duke akuzuar shefin e shtabit të forcave të armatosura, Valery Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, për vdekjen e njerëzve të tij.

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës

Një rafineri nafte ka marrë flakë në rajonin e Krasnodarit në Jug të Rusisë të premten në mëngjes, thanë zyrtarët e emergjencës. 

Gazeta Baza raportoi se zjarri shpërtheu pasi objekti u godit nga një dron ukrainas.

Baza postoi një video të tymit të zi që vinte nga rafineria e naftës Ilsky. 

Sipas shërbimeve të emergjencës, zjarri është shuar me shpejtësi dhe nuk ka persona të lënduar.

Objekti u sulmua gjithashtu nga disa dronë herët në mëngjes të së enjtes, gjatë së cilës shpërtheu edhe një zjarr.

“Rusia dhe SHBA janë në prag të një konflikti të armatosur”/ Zyrtari i lartë rus bën paralajmërimin e frikshëm

Sipas zëvendësministrit të jashtëm rus Sergei Ryabkov, marrëdhëniet Rusi-Shtetet e Bashkuara janë në prag të një konflikti të armatosur.

Por Ryabkov tha se “Moska po punon për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni janë në kontakte të vazhdueshme, përfshirë në një nivel të lartë, por gjithashtu shtoi se “Uashingtoni ka qenë prej kohësh një palë e drejtpërdrejtë në konfliktin ukrainas dhe synon të shkatërrojë Rusinë sovrane”, raportoi TASS.

Lajmi vjen pas pretendimit të pabazuar të Rusisë se SHBA-ja ishte e përfshirë në një sulm të supozuar me dron  në Kremlin dhe një tentativë për vrasje kundër Presidentit Vladimir Putin.

Fillon loja e re diplomatike me luftën në Ukrainë, miqtë “lënë në baltë” Vladimir Putin, zbulohet strategjia e re e Kinës dhe marrëveshja sekrete me SHBA

Telefonata mes Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky, sulmet misterioze dhe të vazhdueshme të kryera me dronë në territorin rus, por mbi të gjitha qëndrimi befasues nga Kina dhe India, lidhur me rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara, kanë treguar se ka nisur një lojë e re e mundshme diplomatike në luftën në Ukrainë. Në fakt, krahasuar me një vit më parë, tensionet ndërkombëtare kanë tejkaluar të gjitha kufijtë, ndërkohë që Moska dhe Kievi po luftojnë tani, duke shteruar burimet dhe duke vrarë mijëra njerëz, pa ofruar ndonjë shpërblim në këmbim.

Për muaj të tërë ka pasur zëra për një kundërofensivë ukrainase që synon rimarrjen e zonave në jug dhe lindje të vendit të kontrolluara nga forcat e Kremlinit, por, për momentin, dhe pavarësisht sinjaleve të ndryshme, gjithçka është në heshtje. Njerëzit e Zelensky-t ka të ngjarë të nisin sulmin e tyre, por krejtësisht ndryshe nga çfarë kishin planifikuar fillimishr. Gjithashtu sepse, ndërkohë, presidenti ukrainas ka pasur mundësinë të flasë me homologun e tij kinez, si dhe partnerin e Moskës, i cili mund të bëhet një lloj shpëtimtari ukrainas në rast se Perëndimi nuk pajtohet më me lëvizjet e Kievit. Në fakt, as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk do të donin që reagimi i Ukrainës të shkaktonte zemërimin e Rusisë dhe përdorimin e armëve bërthamore.

Lëvizja e Kinës dhe Indisë

Rusia nuk ka më garanci as nga partnerët e saj të dikurshëm. Në këtë kontekst, një përçarje është shfaqur në partneritetin midis Putinit dhe dy aleatëve të tij të ngushtë. Kina dhe India në fakt kanë miratuar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, jo e fokusuar në luftën në Ukrainë, por në marrëdhëniet midis Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, së bashku me 120 vende të tjera. Rezoluta në fjalë i referohet shprehimisht "agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës". Pekini dhe Nju Delhi deri më tani kishin refuzuar të dënonin pushtimin rus, dhe megjithëse masa nuk përfaqëson një ndryshim të vërtetë në politikën e tyre të jashtme ndaj Moskës, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjet tregtare dhe ushtarake, votimi është megjithatë një sinjal. Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha: "Rezoluta e përcakton qartë luftën kundër Ukrainës si "agresion nga Federata Ruse".

Siç thuhet nga disa burime të OKB-së, Kina dhe India abstenuan në votimin e parë, por më pas i dhanë dritën jeshile të gjithë rezolutës. Teksti përfundimtar u miratua me 122 vota pro, duke përfshirë pikërisht ato të Pekinit dhe Delhit, 18 abstenime dhe 5 kundër: Rusia, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut.

Marrëveshja Kinë-SHBA

Votimi, sipas faqes së internetit të OKB-së, u mbajt më 26 prill, ditën e telefonatës së parë midis Zelensky dhe Xi Jinping që nga fillimi i luftës. Xi theksoi se respekti i ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial ishte "baza politike e marrëdhënieve Kinë-Ukrainë".

Rezultatet e menjëhershme të asaj telefonate ishin dërgimi reciprok i një ambasadori në Pekin dhe një përfaqësuesi special në Kiev, dhe duartrokitjet e komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, siç ka theksuar “InsideOver”, lidhjet tregtare dhe ekonomike midis Moskës dhe Pekinit do të vazhdojnë të ecin përpara, madje të forcohen, për sa kohë që kjo nuk do të pengojë njërën nga palët e përfshira. Kina e ka dërguar sinjalin e parë. Dhe sipas asaj që raportohet nga “Washington Post”, Uashingtoni ka filluar të besojë në kthesën kineze, në faktin se “Dragoi” mund të luajë një rol paqebërësi në konflikt.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se bisedimet midis Xi dhe Zelensky ishin "pozitive, sepse është me rëndësi jetike që Kina dhe vendet e tjera që janë përpjekur të promovojnë paqen të dëgjojnë edhe viktimën, jo vetëm agresorin". Dhe për këtë arsye, pas një kundërofensive të mundshme të reduktuar ukrainase, Pekini mund të nxisë dy shtetet për të rifilluar negociatat. Vendosja e kushteve është e domosdoshme, por ka hipoteza, se është në marrëveshje dhe dakordësi me zyrtarë të ndryshëm amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat