I riu që vrau shokët e shkollës ushtroi qitjen në “Airsoft”, që është një simulim ushtarak-taktik

Evropë

I riu që vrau shokët e shkollës ushtroi qitjen në “Airsoft”, që është një simulim ushtarak-taktik

Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Kosta K, i cili vrau nëntë dhe plagosi shtatë persona, nuk mundi të fitonte përvojën për të vrarë miqtë e tij me një saktësi të tillë, siç bëri, në tre herë në poligonin e qitjes, tha për Tanjug, armëpunuesja Ana Simonoviq.

Siç specifikon Simonoviq, e cila ka çertifikata për përdorimin e pothuajse të gjitha llojeve të armëve të zjarrit, djali ka qenë i trajnuar, por jo në poligon qitjeje, por është trajnuar në mënyrë aktive në “Airsoft”, që është një simulim ushtarak-taktik, dhe këtë e ka përdorur për qëllimet e këtij krimi.

Ajo ka shpjeguar se Kosta K. është sjellë në stërvitjen e “Airsoft” nga babai i tij dhe janë stërvitur së bashku, e cila siç u shpreh ajo është “loja antistres e ditëve të sotme” dhe nuk ka kufi moshe si “paintball”.

Simonoviq theksoi se sipas saj nuk ka asnjë mangësi në Ligjin për posedim të armëve dhe municionit, madje mendon se ligji është shumë i rreptë.

Kosta K., nxënës i klasës së shtatë, dje në orët e para të mëngjesit në shkollën fillore Vladislav Rybnikar vrau tetë nxënës dhe një roje të asaj shkolle dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat