Gjermani: Aksion kundër “Ndrangettas”, 30 të arrestuar

Evropë

Gjermani: Aksion kundër “Ndrangettas”, 30 të arrestuar

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

30 persona janë arrestuar në Gjermani në operacionin e gjërë policor kundër mafisë italiane “Ndrangetta”.

Qindra policë ishin të angazhuar në aksionin “Eureka”, që ka për synim kapjen e drejtuesve dhe anëtarëve të grupit mafioz.

Ky aksion sipas raportimit të mediave gjermane është shtrirë edhe në disa vende tjera të Evropës, si:Spanjë, Itali, Francë, Belgjikë dhe Portugali.

Sipas njoftimeve të autoriteteve gjermane, personat e arrestuar dyshohen pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim dhe kontrabandë me drogë, përcjell Klankosova.tv

Në Gjermani hetimet rreth tyre kishin nisur tri vjet më herët, e cak kishin qenë 100 persona.

Sipas policisë gjermane, hetuesit italianë dhe ata belgë, besojnë se kjo organizatë ka kontrabanduar rreth 25 tonë kokainë nga tetori i 2019-të deri në janar të vitit 2022, duke dërguar më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria, drejt Belgjikës, Holandës dhe Amerikës së Jugut.

Nga numri total i të arrestuarve, katër u prangosën në Bavari, 15 në rajonin e Nordheim Westfalen, 10 në Rheinland-Pfalz, përcjell Klankosova.tv

Në këtë aksion u konfiskuan edhe prova nga disa vende, përfshirë zyra dhe shtëpi.

Gjithashtu raportohet se janë arrestuar edhe dy persona në Itali, emrat e të cilëve policia nuk i ka bërë të ditur duke treguar se njëri nga ta është 47 e tjetri 25 vjeç.

Sipas mediave gjermane më shumë se 100 urdhëarreste pritet të ekzekutohen sot në vende të ndryshme.

Prokurorët gjermanë theksuan se sot gjatë ditës pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat