Pa truproja e pa eskort, presidenti i Austrisë niset me tren për takime në Itali

Evropë

Pa truproja e pa eskort, presidenti i Austrisë niset me tren për takime në Itali

Më: 1 maj 2023 Në ora: 10:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore teksa është fotografuar duke pritur trenin për të shkuar në një vizitë zyrtare në Itali.

Van der Bellen shihet me valixhe duke pritur të udhëtojë për një vizitë zyrtare ku do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarella.

Presidenti austriak ndryshe nga homologët e tij në shumë shtete shihet i vetëm, pa truproja dhe pa eskort duke pritur transportin publik.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen duke marrë trenin publik për në Itali, për të takuar presidentin Sergio Mattarella”, shkruan gazeta austriake Metropole, në mbishkrimin e fotos së presidentit duke pritur trenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat