Norvegjia planifikon të shtetëzojë tubacionet e gazit

Evropë

Norvegjia planifikon të shtetëzojë tubacionet e gazit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Norvegjia planifikon të shtetëzojë shumicën e tubacioneve të saj në vitin 2028.

Ministria e Naftës dhe Energjisë e Norvegjisë njoftoi sot se u ka dërguar letra mbajtësve të licencave të gazsjellësit, duke treguar se shteti dëshiron të marrë përsipër rrjetin e gazsjellësit pas skadimit të licencave ekzistuese.

“Shteti dëshiron të zotërojë plotësisht pjesët qendrore të sistemit norvegjez të transportit të gazit”, thuhet pa shpjegime në deklaratën e ministrisë, raporton Reuters.

Rrjeti i gazsjellësit në Norvegji është nën kontrollin e kompanisë Gasled dhe tashmë shteti zotëron 46.7 për qind të kësaj kompanie përmes kompanisë Petoro.

Pronarët e Gasled janë, ndër të tjera, Swiss Partners Group, Allianz Kapital Partners dhe kompania private e investimeve HitekVision.

Shteti norvegjez luan një rol aktiv në industrinë e tij.

Ai zotëron bankën më të madhe në vend, DNB, operatorin e telekomunikacionit Telenor dhe kompaninë e naftës Equinor.

Pas rënies së furnizimit me gaz rus, Norvegjia u bë furnizuesi kryesor i Evropës me këtë energji, kujton agjencia britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat