Pilula kontraceptive falas për të gjitha gratë në Itali

Evropë

Pilula kontraceptive falas për të gjitha gratë në Itali

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Kontracepsioni oral së shpejti do të jetë falas për të gjitha gratë në Itali.

Komiteti i Çmimeve dhe Rimbursimeve i Agjencisë Italiane të Barnave miratoi vendimin për ta bërë pilulën kontraceptive falas për gratë e të gjitha grupmoshave.

Vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga kontracepsioni.

Kostoja totale për arkën e shtetit llogaritet në rreth 140 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat