Vdekja e papritur e tre diplomatëve të saj, reagon qeveria çeke

Evropë

Vdekja e papritur e tre diplomatëve të saj, reagon qeveria çeke

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:09
Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavski

Brenda 5 muajsh kanë humbur jetën tre diplomatë çek duke bërë që në lidhjje me këtë ngjarje të reagojë  edhe qeveria çeke.

Mediat shkruajnë se zyrtarët e lartë të vendit po i kërkojnë stafit të përmirësojnë ekuilibrin e tyre punë-jetë. Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavski, tha se vdekja e tre diplomatëve tregon se ata punojnë “në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe shpesh janë të izoluar nga familjet e tyre”.

Ndër të tjera në media shkruhet se Lipavsky i dërgoi një letër stafit të ministrisë së tij duke u kërkuar punëtorëve të përpiqeshin të gjenin “raportin e artë” midis jetës së tyre profesionale dhe personale.

“Mos harroni se çdo punë, edhe kjo e jona, ka vlerat dhe aspiratat e veta, por edhe kufijtë e ‘shëndetshëm’”, nënvizohet në letrën përkatëse, duke shtuar se do të ishte e udhës të gjejmë një ekuilibër mes punës dhe jetës familjare.

Vlen të theksohet se të tre diplomatët vdiqën brenda pesë muajve për shkaqe natyrore.

Vdekja e tyre “tregon se ky pozicion përfshin punën në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe shpesh të izoluar nga familja… Kolegët tanë e kryejnë këtë punë edhe në zonat e luftës nën masa të rrepta sigurie me lëvizje të kufizuar në vendin ku ata janë të shkëputur. Diplomatët janë të ekspozuar jo vetëm ndaj presionit të madh në jetën e tyre profesionale dhe personale, por shpeshherë edhe ndaj kushteve të vështira klimatike”, thuhet ndër të tjera në letrën e Lipavskit.

Ai sqaron se ministria e tij është e gatshme të bëjë ndryshime për të ndihmuar diplomatët të përballen me presionet me të cilat përballen në punë. Masat në diskutim përfshijnë rritjen e shërbimeve të mbështetjes psikologjike për diplomatët dhe familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat