Aksidentohet politikania turke

Evropë

Aksidentohet politikania turke

Më: 14 prill 2023 Në ora: 00:22
Meral Danış Beştaş

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Demokratike Popullore (HDP) Meral Danış Beştaş, shoferi i saj Mehmet Vefa dhe një anëtar i partisë emri i të cilit nuk mësohet, janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen Karayazı (Qereyazi) të Erzuromit. 

Ajo ndodhej atje për një takim elektoral.

Beştaş, e cila mbeti e bllokuar në automjetin që u rrokullis për shkak të ngricave, u largua nga zjarrfikësit.

Mësohet se Beştaş është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Erzurumit.

Në spital u shtruan edhe shoferi Vefa dhe anëtari tjetër i partisë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat