SHBA sanksionon një bankë ruse në Hungari

Evropë

SHBA sanksionon një bankë ruse në Hungari

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj një banke me bazë në Hungari, e cila ka lidhje me Rusinë.

Thesari i SHBA njoftoi sanksione, të cilat do të synojnë Bankën Ndërkombëtare të Investimeve (IIB), një institucion me qendër në Budapest me lidhje me shtetin rus. Prania e bankës në Hungari ka zemëruar shumë zyrtarë perëndimorë, të cilët kanë frikë se mund të përdoret si një mjet për rrjedhjen e informacionit në Rusi.

Duke folur me gazetarët në Budapest të mërkurën pasdite, ambasadori i SHBA-së në Hungari David Pressman vuri në dukje se Uashingtoni kishte folur vazhdimisht me homologët hungarezë se si Rusia mund ta përdorte bankën për të zgjeruar ndikimin e saj.

“Ndryshe nga aleatët e tjerë të NATO-s që janë angazhuar më parë për këtë institucion,” tha ambasadori, “Hungaria injoroi shqetësimet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.”

Vihet re se IIB u krijua në 1970 për të promovuar tregtinë brenda bllokut sovjetik dhe e zhvendosi selinë e saj nga Moska në Budapest në 2019, pavarësisht shqetësimeve nga aleatët e Hungarisë.

Përveç sanksioneve kundër IIB, SHBA po vendos sanksione edhe ndaj tre individëve të lidhur me udhëheqjen e bankës, ish-kryetarin e bordit Nikolay Kosov, një shtetas rus dhe dy drejtues të lartë aktualë të menaxhmentit, Imre Laszlóczki, hungarez dhe rusin Georgy Potapov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat