Dendias: Greqia mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë

Evropë

Dendias: Greqia mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:16
Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë, duke përfshirë energjinë, pas mbajtjes së zgjedhjeve në të dyja vendet në muajin maj.

“Greqia është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të arritur një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Turqinë,” u shpreh Dendias pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij egjiptian, Sameh Shukri.

Zyrtarët grekë dhe turq kanë mbajtur një sërë takimesh të nivelit të lartë në javët e fundit, pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë jugore, me premtime për të shtyrë mosmarrëveshjet që kanë nxitur tensione prej dekadash.

Dendias tha se Athina do të mirëpresë anëtarët e rinj të Shoqatës së Kombeve në Mesdheun Lindor që bashkëpunojnë në zhvillimin e gazit natyror, ku Turqia aktualisht nuk është anëtare.

“Dua të theksoj qartë se do të mirëprisnim pjesëmarrjen e vendeve të tjera në këtë forum, por me një kusht të dukshëm: respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare të detit”, theksoi kryediplomati grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat