Atentat ndaj Presidentit Biden? Pak orë para vizitës së tij në Irlandë gjenden 4 bomba të improvizuara

Evropë

Atentat ndaj Presidentit Biden? Pak orë para vizitës së tij në Irlandë gjenden 4 bomba të improvizuara

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:14
Joe Biden

Pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden në Irlandën e Veriut, autoritete vendase kanë gjetur 4 bomba në disa varreza.

Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues”, tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.

“Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin”, shpjegoi Singleton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat