Mashtrim fiskal në Francë, bastisen 5 banka

Evropë

Mashtrim fiskal në Francë, bastisen 5 banka

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Autoritetet franceze bastisën pesë banka të martën (28 mars) si pjesë e një hetimi për rastet masive të dyshuara të mashtrimit fiskal dhe pastrimit të parave. Rreth 150 hetues, së bashku me gjashtë prokurorë gjermanë, kryen kontrolle në Paris dhe në distriktin financiar La Defense, tha zyra e prokurorit financiar në një deklaratë.

“Kontrollet pasojnë pesë hetime paraprake që u hapën në dhjetor 2021 në lidhje me pastrim parash dhe mashtrime të rënduara tatimore në lidhje me pagesat e dividentëve, thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i Societe Generale konfirmoi për AFP se banka franceze po kontrollohej nga autoritetet, por ai tha se nuk e dinte arsyen.

Rivali francez BNP Paribas dhe njësia e saj Exane, grupi financiar Natixis (Natiksis) dhe gjiganti bankar britanik HSBC janë të tjerët, sipas gazetës Le Monde.

Një grup mediash evropiane publikuan një hetim mbi mashtrimin tatimor të quajtur "CumEx-Files" në 2018. Shumat dyshohet se kanë arritur në 140 miliardë euro (151 miliardë dollarë) gjatë një periudhe prej 20 vjetësh, tha grupi mediatik në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat