Borrell: Rusia po e përdor urinë si ‘armë’ lufte

Evropë

Borrell: Rusia po e përdor urinë si ‘armë’ lufte

Më: 10 mars 2023 Në ora: 06:42
Josep Borell,

Në fund të takimit mbi zhvillimin ekonomik midis ministrave evropianë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, nënvizoi rëndësinë e ndihmës ndaj Ukrainës. Ai shprehu shqetësimin për rrezikun e një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia.

Borrel premtoi mbështetje ekonomike për Ukrainën ndërsa theksoi nevojën për përparim në reformat për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Për pasojat e luftës në vendet e tjera, Borell shpjegoi se si BE është përpjekur të mbështesë financiarisht vendet fqinje për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

Ai tha se do të hapin “korridoret e solidaritetit” për të eksportuar ushqime nga Ukraina. Por përgjegjësia për urinë në Afrikë, sipas asaj që deklaroi Borell, i takon Rusisë: “Nuk jemi ne ata që po bllokojmë eksportin e grurit dhe drithërave”, tha Borell në përgjigje të pyetjes së Ansa-s.

“Ne po përpiqemi ta trajtojmë problemin. Por ne nuk duhet të harrojmë se kush është përgjegjës. Rusia është përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe akoma më keq për qëllimin e saj për të përdorur urinë e miliona njerëzve në botë si një armë lufte”, u shpreh mes të tjerash Borell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat