Britania e Madhe-emigrantëve të paligjshëm: Do t’ju ndalojmë dhe deportojmë në vendet tuaja

Evropë

Britania e Madhe-emigrantëve të paligjshëm: Do t’ju ndalojmë dhe deportojmë në vendet tuaja

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:16
Rishi Sunak

Britania e Madhe ka përcaktuar detajet e një ligji të ri që ndalon hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla përgjatë Kanalit të La Manshit, një propozim që disa organizata bamirëse thonë se mund të jetë jopraktik dhe të kriminalizojë përpjekjet e mijëra refugjatëve.

Kryeministri Rishi Sunak e ka ndalimin e mbërritjeve të anijeve një nga pesë prioritetet e tij kryesore, pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në më shumë se 45,000 mijë vitin e kaluar, shkruan Reuters.

Sipas legjislacionit të ri, kushdo që arrin në këtë mënyrë do të pengohet të kërkojë azil dhe do të deportohet ose në atdheun e tij ose në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta.

Zemërimi për imigracionin ka luajtur një rol përcaktues në politikën britanike gjatë dekadës së fundit dhe konservatorët e Sunak shpresojnë se duke mbajtur një linjë të ashpër ata mund të rindërtojnë popullaritetin e tyre, ndërsa pasojnë partinë kryesore opozitare Laburiste me rreth 20 pikë përqindje në sondazhet.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t’u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat