Panik në Selanik! Gjendet një çantë e zezë e dyshimtë para konsullatës ruse në Greqi

Evropë

Panik në Selanik! Gjendet një çantë e zezë e dyshimtë para konsullatës ruse në Greqi

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Selaniku është alarmuar pasi është gjetur një çantë e zezë e dyshimtë para konsullatës ruse në Greqi.

Pas një operacioni TEEM, objekti i dyshimtë, i cili ndodhej brenda një çante të zë, u neutralizua me një shpërthim të kontrolluar. Burri që la çantën para konsullatës është duke u kërkuar nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se denoncimi ka ardhur nga një kalimtar dhe me njëherë është bllokuar zona, ku është ndalur qarkullimi për këmbësorët dhe automjetet.

Deri më tani nuk ka informacion mbi autorin apo qëllimin. Aludohet se mund të jetë në shenjë hakmarrje në kuadër të 1 vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat