Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë, 7 të vdekur, shoferi dënohet me 152 vjet burg

Evropë

Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë, 7 të vdekur, shoferi dënohet me 152 vjet burg

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Treni

Një aksident fatal, që u mori jetën shtatë personave, ndodhi në Tekirdağ, Turqi, kur një furgon pasagjerësh u përplas nga tren mallrash në lëvizje.

Një pakujdesi e shoferit të furgonit i kushtoi jetën shtatë personave të pafajshëm, ndërsa gjykata turke e ka dënuar atë me 152 vjet e 11 muaj burg në total

“Do të doja të mos kisha dalë nga shtëpia, të kisha rënë nga shkallët dhe të kisha vdekur”, tha në sallën e gjyqit shoferi Bilal Küllü, i cili ishte i punësuar në një fabrikë, ku edhe po conte punëtoret fatkeqe.

Nga ky aksident fatal u plagosën rëndë edhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vetë drejtuesi i mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat