Makabre/ I vuri flakën pallatit ku jetonte, si pasojë vdiqën 10 persona, merret vendimi për 44-vjeçaren

Evropë

Makabre/ I vuri flakën pallatit ku jetonte, si pasojë vdiqën 10 persona, merret vendimi për 44-vjeçaren

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Në Francë u dënua sot me 25 vite burg një 44-vjeçare, e cila i vuri flakën pallatit ku banonte, me pasojë vdekjen e dhjetë personave, në shkurt të 2019-ës.

Esia Boulares u shpall fajtore nga Gjykata e Apelit të Parisit për “shkatërrim të pronës së huaj, përmes zjarrit që shkaktoi vdekjen”. Në bazë të aktakuzës ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Gruaja e varur nga alkooli dhe droga dhe që përballej me probleme të rënda psikologjike, ka pranuar se natën e 4-5 shkurt 2019 i ka vënë flakën katit të dytë të pallatit ku banonte, në lagjen 16 të Parisit, pas një sherri me fqinjin e saj.

Tymrat dhe flakët toksike përfshinë ndërtesën tetëkatëshe, ku ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e vështirë, shumë prej banorëve u bllokuan në banesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat