Nga inflacioni rritet edhe çmimi i picës në Itali

Evropë

Nga inflacioni rritet edhe çmimi i picës në Itali

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Ndërsa çmimi i mocarelës dhe vajit të ullirit vazhdon të rritet, kostot e energjisë mbeten të larta, ushqimi “kombëtar” i Italisë, një nga klasikët italianë, pica Margherita, po bëhet më e shtrenjtë.

Sipas Bloomberg duke cituar të dhëna nga Istat (instituti italian i statistikave) dhe Ministria e Financave, përbërësit e nevojshëm për të bërë pjatën klasike napolitane u rritën me 25% në janar.

Bloomberg ia atribuon rritjen çmimit të picave, rritjes së çmimit të miellit, domateve, djathit mocarela, vajit të ullirit dhe sigurisht konsumit të energjisë elektrike.

Kostoja e blerjes së një pice është rritur 9.6% krahasuar me vitin e kaluar, duke e bërë këtë alternativë më të lirë se sa të bësh pica në shtëpi.

Kujtohet se ushqimi emblematik i Napolit, i cili u bë kombëtar dhe më pas universal, mori emrin e tij për nder të mbretëreshës Margaret të Savojës. Sipas legjendës, ajo u kënaq me makaronat e shoqëruara me domate dhe djathë të përgatitur për të nga një kuzhinier napolitan, si rezultat ky i fundit i dha emrin picës.

Recesioni i inflacionit

Megjithatë, për të dytin muaj radhazi, prirjet rritëse të inflacionit në Itali tregojnë rënie.

Parashikimi i inflacionit të Istat për vitin 2023 është 5.2%.

Qytetet në Itali, në të cilat muajin e kaluar u rritën më shumë çmimet e produkteve të ndryshme janë:

Katania, Siçili

Genova (në Italinë veriperëndimore)

Palermo, gjithashtu në Siçili.

Në Romë, inflacioni u rrit me 8.9% dhe në Milano me 10.8%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat