Java e punës vetëm 4 ditë, edhe 61 biznese e provojnë në Britani

Evropë

Java e punës vetëm 4 ditë, edhe 61 biznese e provojnë në Britani

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

61 kompani në Britaninë e Madhe iu bashkuan nga qershori në dhjetor të vitit 2022 testimit për zbatimin e skemës me 4 ditë punë për punonjësit e tyre dhe arritën në disa konkluzione mbresëlënëse.

Pas provës të dhënat treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë dhe për këtë arsye, kompanitë që morën pjesë në këtë ‘eksperiment’ ranë dakord që të vijonin të zbatonin këtë skemë edhe në të ardhmen.

Një raport që vlerëson ndikimin e tij thotë se ky plan kishte përfitime veçanërisht për mirëqenien e punonjësve.

“Ne nuk kemi një kontroll të fortë se çfarë ka ndodhur saktësisht me produktivitetin, por duke patur parasysh vetë-raportet e produktivitetit dhe mirëqenien e punonjësve, patëm rezultate vërtet të mira”, tha Juliet Schor, nga Kolegji i Bostonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat