Pas vizitës në Kiev, Biden mbërrin në Poloni

Evropë

Pas vizitës në Kiev, Biden mbërrin në Poloni

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:52
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Poloni pas një vizite të papritur në Kiev, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke cituar zëvendësministrin e Jashtëm polak Piotr ëaërzyk. Vizita e paparalajmëruar e presidentit amerikan në Kiev erdhi disa ditë 1 vjetorit të pushtimit rus.

Biden tha se SHBA do t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarë. Ai shtoi se paketa do të shpallet të martën dhe se Uashingtoni do të sigurojë gjithashtu më shumë municion për sistemet raketore të artilerisë së lartë të lëvizshmërisë (HIMARS) në zotërim të Ukrainës.

Vizita e liderit amerikan erdhi në një moment vendimtar të luftës, pasi Biden kërkon t’i mbajë aleatët të unifikuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën me luftën që pritet të intensifikohet në muajt e ardhshëm, ndërsa të dyja palët përgatiten për ofensivën e pritur pranverore.

Zelenskyy po ushtron presion ndaj aleatëve për të përshpejtuar shpërndarjen e sistemeve të armëve të premtuara dhe po i bën thirrje Perëndimit të dorëzojë avionë luftarakë në Ukrainë, diçka që Biden deri më sot ka refuzuar ta bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat