Shtetasi afrikan në Greqi tenton të përdhunojë 21-vjeçaren në mes të rrugës, zbardhet dëshmia e të resë

Evropë

Shtetasi afrikan në Greqi tenton të përdhunojë 21-vjeçaren në mes të rrugës, zbardhet dëshmia e të resë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 21-vjeçare është tentuar të përdhunohet nga një shtetas afrikan.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave ishin britmat e një kalimtari të momentit që e kanë penguar afrikanin të vijonte më tej.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe afrikani e zhveshi lakuriq në mes të rrugës 21-vjeçaren, në zonën e Kerameikos, për ta përdhunuar.

Vajza, e cila është studente e psikologjisë në një universitet gjerman, është nga Irani dhe erdhi në Greqi për të parë prindërit e saj që jetojnë në vendin fqinj.

Ndërkohë 21-vjeçarja, që ishte edhe viktimë e sulmit, ka përshkruar përpara policisë makthin që përjetoi në ato momente.

Ajo thotë se nëse një kalimtar i rastit nuk do të kishte bërtitur “çfarë po bën?”, afrikani do ta kishte përfunduar veprën e tij.

“Ai u hodh papritmas para meje, më kapi, më mbylli gojën dhe më tërhoqi zvarrë në rrugicë. Përpiqesha të shpëtoja nga duart e tij, por ai më goditi. Ai më tha se donte të bënte seks dhe se nëse bërtisja do të më vriste”, tha e reja.

“Shkova në klubin Kerameikos të dielën mbrëma dhe u nisa në 5 të mëngjesit. Jashtë klubit, një burrë me ngjyrë erdhi tek unë dhe më përshëndeti, por unë e injorova. Bëra disa hapa përpara dhe pashë që ai po më ndiqte. U ktheva dhe i thashë të largohej ose do të telefonoj policinë”, tregon vajza dhe në rreshtat e mëposhtëm shpalos makthin “Më tha se do të ikte, por kur u ktheva në një rrugicë, ai papritmas u hodh para meje. Më kapi, më mbylli gojën dhe më tërhoqi në rrugicë. U përpoqa të ikja dhe ai më goditi”, tha vajza.

Sipas dëshmive të saj, afrikani pasi e ka imobilizuar, e ka hedhur në rrugë dhe e ka kthyer përmbys. Më pas, ai hoqi xhaketën e saj, uli pantallonat dhe të brendshmet e saj ndërsa tërhiqte të tijat. Vajza iu lut, por ai ishte i vendosur të vazhdonte deri në fund.

“Ai më thoshte se dëshiron vetëm të bëjë seks dhe më pas mund të largohem dhe nëse do të flisja diçka, ai do të më vriste. Vazhdimisht më kërcënonte se do të më vriste…”, tha e reja. Fatmirësisht një kalimtar i rastit që e pa atë bërtiti dhe afrikani la viktimën e tij dhe iku në errësirë.

Vajza e raportoi ngjarjen në Departamentin e Sigurisë së Omonias dhe përshkroi afrikanin si të egër. “Ishte një afrikan i gjatë me ngjyrë, me trup të madh, nuk e di nëse ishte hera e parë që ai bënte diçka të tillë apo jo. Policia nuk më tha asgjë…”, përfundoi vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat