Vuçiq i “lëshon” ujqërit sërish nëpër rrjetet sociale, pas protestave të pro-rusëve para zyrës së tij

Evropë

Vuçiq i “lëshon” ujqërit sërish nëpër rrjetet sociale, pas protestave të pro-rusëve para zyrës së tij

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 07:35
Aleksandar Vuçiq

Ujqërit e SNS-së vërshuan sërish rrjetet, këtë herë për shkak të protestave të krahut të djathtë para zyrës së Vuçiqit.

Zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) vërshuan edhe një herë rrjetet sociale me mesazhe në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës së mbrëmshme para Presidencës ku u dërguan kërcënime me vdekje ndaj liderit të tyre.

Edhe këtë herë mbështetja erdhi në formën e fotove me ujqër.

Kështu postoi në Twitter, anëtari i kryesisë së SNS-së dhe ish-deputeti Luka Kebara, foto të ujqërve dhe presidentit të vendit.

“Ne qytetarët e ndershëm dhe të denjë të Serbisë që dëshirojmë një të ardhme të bukur jemi gjithmonë me presidentin tonë”, ka shkruar Kebara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat