Tërmeti, Borell telefonon Cavusoglu: BE do të kontribuojë në rindërtim

Evropë

Tërmeti, Borell telefonon Cavusoglu: BE do të kontribuojë në rindërtim

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:06
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. Në një postim në Tëitter, Borrell thotë se BE, do të vijojë mbështetjen në procesin e kërkim-shpëtimin si edhe do të të kontribuojë në rindërtim të vendit pas tërmetit katastrofal.

“Fola në telefon me @MevlutCavusoglu. Shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe solidaritetin me njerëzit e Turqisë për tërmetet shkatërruese. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndihmës dhe të kontribuojë në rindërtim”, shkruan Borrell.

Shkatërrimi nga tërmeti vdekjeprurës 7.7 Rihter në Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore është i paimagjinueshëm , me numrin total të të vdekurve që i kalon 41,000 ndërsa operacionet e shpëtimit janë afër fundit.

Qytete dhe fshatra të tëra në të dy vendet janë rrafshuar duke lënë shumë të mbijetuar të pastrehë në temperatura të ftohta që bien nën zero gjatë natës.

Të paktën 41.791 ndërtesa në 10 provinca të prekura nga tërmetet masive u shembën në vend ose u dëmtuan rëndë.

Më shumë se 249,000 personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë në zonat e prekura, tha AFAD në një deklaratë. Afro 195.962 persona janë evakuuar nga zonat e goditura nga tërmeti deri më tani.

Një javë e dy ditë pas tërmeteve, shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë në rrugë, pa gjetur strehë. Disa janë ende duke pritur para ndërtesave të shembura për nxjerrjen e trupave të të dashurve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat