Është miratuar dorëheqja e deputetit serb që ka parë videon porno në Kuvend

Evropë

Është miratuar dorëheqja e deputetit serb që ka parë videon porno në Kuvend

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Deputeti

Komisioni Administrativ i Kuvendit të Serbisë në mbledhjen e sotme ka miratuar dorëheqjen e Zvonimir Steviqit për postin e deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë.

Bordi i propozoi Kuvendit të Serbisë që të deklarojë përfundimin e mandatit të Steviqit.

Steviq dha dorëheqjen nga posti i deputetit pasi në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihet duke shikuar një film pornografik gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën.

Kujtojmë, se në atë seancë javën e kaluar, opozita i është vërsulur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pas prezantimit të planit franko- gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat