Në Slloveni për shkak të borës është formuar një kolonë 55 kilometra e gjatë, disa pjesë pa energji elektrike

Evropë

Në Slloveni për shkak të borës është formuar një kolonë 55 kilometra e gjatë, disa pjesë pa energji elektrike

Më: 23 janar 2023 Në ora: 14:41
Slloveni

Një stuhi e fortë dimërore në Slloveni mbylli autostradën bregdetare drejt Lubjanës dhe shpejtësia e erës thuhet se ka mbërritur deri në 140 kilometra në orë.

Si pasojë, ndër tjerash, në disa pjesë të Sllovenisë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja.

Madje, në autostradën A1 Koper-Ljubljanë është krijuar një radhë prej 57 kilometrash dhe njerëzit kanë qëndruar në radhë për më shumë se një orë.

Krahas borës, trafikun e kanë penguar edhe aksidentet.

Qendra Informative e Trafikut u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të monitorojnë situatën në komunikacion dhe parashikimin e motit.

Image
Slloveni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat