​Londër: Nuk mund të konfirmojmë dhe as mohojmë vdekjen e një britaniku në Ukrainë

Evropë

​Londër: Nuk mund të konfirmojmë dhe as mohojmë vdekjen e një britaniku në Ukrainë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:29
Londra

Britania e Madhe as mund të konfirmojë e as të mohojë informacionin për gjetjen e trupit të njërit prej shtetasve të zhdukur britanikë në Soledar, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Raportet që kemi pasur sot janë thellësisht shqetësuese. Ata vijnë nga Wagner Group, kështu që unë do të bëja thirrje për kujdes në mbulimin e kësaj teme derisa pretendime të tilla të konfirmohen”, tha ministria, sipas Sky News.

Dje, shërbimi për shtyp i kompanisë Concord, në pronësi të biznesmenit rus Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Wagner, njoftoi se një nga dy shtetasit britanikë të zhdukur në Ukrainë u gjet i vdekur në Soledar.

Më herët, Policia Kombëtare e Ukrainës njoftoi se Andrew Bagshaw (48) dhe Christopher Perry (28) u zhdukën më 6 janar.

Dyshja u larguan nga Kramatorsk dhe u drejtuan për në Soledar, pas së cilës komunikimi me ta humbi.

Siç raportojnë mediat britanike, ata si pjesë e një organizate joqeveritare kanë ndihmuar në evakuimin e popullatës civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat