​Holandë, sekuestrohen pesë tonë kokainë brenda një jave

Evropë

​Holandë, sekuestrohen pesë tonë kokainë brenda një jave

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Rreth pesë tonë kokainë janë sekuestruar brenda një jave në portin e Roterdamit në Holandë, njoftuan autoritetet.

Prokuroria e Roterdamit tha në një deklaratë se gjatë periudhës njëjavore midis ditëve të fundit të vitit 2022 dhe ditëve të para të 2023-shit, forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të shumta në portin e Roterdamit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar gjithsej 4 726 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar 34 persona, raportoi Anadoly Agency.

Siç njoftohet, kokaina ishte fshehur mes ngarkesave të ndryshme si banane, këpucë dhe kuti me lëngje frutash, në kontejnerë të ndryshëm në anije të ardhura nga vendet e Amerikës së Veriut si Brazili, Ekuador dhe Kili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat