​Gjermania vendos fregata për të përforcuar krahun verior të NATO-s

Evropë

​Gjermania vendos fregata për të përforcuar krahun verior të NATO-s

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Një fregatë gjermane do të përforcojë krahun e NATO-s në Atlantikun e Veriut, Detin Verior dhe Baltik në muajt e ardhshëm.

“Anija luftarake, me një ekuipazh prej 210 vetash, u nis nga baza detare në Wilhelmshaven të mërkurën”, theksoi një zëdhënës i marinës.

Anija do të jetë gjithashtu pjesë e forcës së reagimit të shpejtë të aleancës ushtarake. Sipas marinës gjermane, janë planifikuar disa manovra në shkallë të gjerë të NATO-s, për shembull në Detin Baltik.

“Anija do të shërbejë për gjashtë muaj si flamuri i komandës së re gjermane të aleancës së NATO-s”, deklaroi kapiteni i fregatës, Hendrik Wißler, sipas një deklarate të Marinës.

Anija, gati 140 metra e gjatë, është e pajisur me dy helikopterë.

“Mecklenburg-Vorpommern” ishte pjesë e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s për disa muaj vitin e kaluar. Fregata pritet të kthehet në bazën e saj në korrik./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat