​Sipas statistikave Bullgaria mirëpret më shumë të huaj gjatë muajit nëntor nga viti në vit

Evropë

​Sipas statistikave Bullgaria mirëpret më shumë të huaj gjatë muajit nëntor nga viti në vit

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në nëntor të vitit 2022, numri i udhëtimeve të banorëve bullgarë jashtë vendit ishte 501,200 apo 8,9% më shumë se në nëntor të vitit 2021, tha të premten Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI).

Në nëntor të vitit 2022, numri i vizitave të të huajve në Bullgari ishte 671.500 ose 52,8% më shumë në krahasim me nëntorin e vitit 2021. Po ashtu është vërejtur një rritje e përgjithshme e udhëtimeve në përgjithësi. 

Kalimet tranzit nëpër vend ishin 37.4% (250,800) nga të gjitha vizitat e të huajve.

Në nëntor të vitit 2022, shumica e banorëve bullgarë kanë udhëtuar për në: Turqi – 157,600, Greqi – 85,100, Serbi – 43,800, Rumani – 40,900, Gjermani – 25,700, Republikën e Maqedonisë së Veriut – 23,300, Itali – 18,817, Austri – 800 Mbretëri të Bashkuar – 15.200, dhe Spanjë – 10.100.

Udhëtimet për qëllime të tjera (si për vizita, për ngjarje arsimore, kulturore dhe sportive) në nëntor të vitit 2022 përbënin pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të udhëtimeve të banorëve bullgarë jashtë vendit - 49,2%, pasuar nga udhëtimet për qëllim të pushimit dhe rekreacionit - 25,7%, dhe udhëtimet për qëllim biznesi. - 25.1%.

Pjesa e vizitave të qytetarëve të BE-së ishte 45.9% e numrit të përgjithshëm të vizitave të të huajve në Bullgari në nëntor të vitit 2022, numër ky i cili arriti në 308.300, që vinin kryesisht nga Rumania - 42.6% dhe Greqia - 26.0%.

Vizitat e banorëve të vendeve jashtë BE-së ishin 297.900 ose 44.4% e të gjitha vizitave në Bullgari, shumica e tyre nga Turqia - 142.000 apo 47.7%.

Në nëntor të vitit 2022, më së shumti vizita në Bullgari ishin nga: Turqia – 142,000, Rumania – 131,200, Greqia – 80,100, Ukraina – 57,000, Serbia – 49,000, Republika e Maqedonisë e Veriut – 30,500, Gjermania – 21,731 – Italia – 13,100 Polonia – 11.700 dhe Izraeli – 10.900.

Në nëntor të vitit 2022, pjesa mbizotëruese e vizitave ishin bërë për qëllime të tjera - 53,9%, pasuar nga udhëtimet për pushime dhe rekreacion - 27,9%, dhe udhëtimet për qellim biznesi - 18,2%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat