Ngjarje horror, gjendet një trup i djegur brenda makinës

Evropë

Ngjarje horror, gjendet një trup i djegur brenda makinës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:21
Sipas mediave britanike, Policia po heton lidhur me rastin

Një trup i pajetë është gjetur brenda një makinë të djegur në jugperëndim të Londrës.

Sipas mediave britanike, Policia po heton lidhur me rastin, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i viktimës që është shkrumbuar brenda mjetit.

Zjarrfikësit u thirrën në Clarence Avenue në Clapham pak pas orës 2:30 të mëngjesit të sotëm, por e gjetën automjetin në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit një trup u gjet brenda, sipas policisë - e cila tha për MailOnline se ishte 'shumë herët' për të dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat