​Rënia e GDP-së britanike në tremujorin e tretë është më e madhe se vlerësimi fillestar

Evropë

​Rënia e GDP-së britanike në tremujorin e tretë është më e madhe se vlerësimi fillestar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Ekonomia britanike ra më shumë nga sa mendohej në tremujorin e tretë, sipas të dhënave statistikore të ditës së sotme.

Prodhimi ekonomik ra me 0.3 për qind në bazë tremujore, jo me 0.2 për qind që u vlerësua fillimisht, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Ky tregues e pozicionon Britaninë në fund të Grupit të Shtatë ekonomive kryesore të zhvilluara për sa i përket rritjes tremujore, megjithëse rezultati më i ulët u ndikua pak nga mbyllja njëditore e kompanive për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, shtoi deklarata e ONS.

Investimet e biznesit ranë me 2.5 për qind në bazë tremujore kundrejt vlerësimit paraprak të mëparshëm për një rënie prej 0.5 për qind.

“Duke parë përpara, Britania e Madhe ka të ngjarë të vazhdojë të dobësohet. Ne presim që Britania të përjetojë recesionin më të thellë midis ekonomive kryesore të përparuara në vitin 2023, për shkak të frenave serioze si nga politika monetare ashtu edhe nga ajo fiskale", thotë ekonomistja Gabriela Dickens nga Pantheon Macroeconomics.

Sipas ONS, prodhimi ekonomik britanik ishte 0.8 për qind nën nivelin në fund të 2019 në tremujorin e tretë, krahasuar me një vlerësim fillestar prej një rënie prej 0.4 për qind.

Megjithëse sektori dominues i shërbimeve u rrit me 0.1 për qind në tremujorin e vëzhguar, rëniet në prodhim dhe ndërtim zvarritën shifrën bazë.

Të 13 nënsektorët e prodhimit shënuan rënie në periudhën korrik-shtator, ndërsa të ardhurat e disponueshme të familjeve të rregulluara për normën e inflacionit ranë për të katërtin tremujor radhazi, shtoi ONS.

Shumica dërmuese e ekonomistëve presin rënie ekonomike edhe në tremujorin aktual, e cila, sipas disa analistëve, përcakton një recesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat