​Sindikata gjermane u bëri thirrje punëtorëve të Amazon për greva para Krishtlindjeve

Evropë

​Sindikata gjermane u bëri thirrje punëtorëve të Amazon për greva para Krishtlindjeve

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 21:22
Ilustrim

Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje sot punëtorëve në magazinat e Amazon në të gjithë vendin që të vazhdojnë grevën në ditët në vijim për shkak të pagave të ulëta dhe kështu të vazhdojnë të pengojnë sa më shumë shitjet para Krishtlindjeve në këtë platformë të blerjeve online.

Sindikata e bëri këtë apel në përgjigje të rritjes së pagave që nuk mbajti ritmin me inflacionin dhe u bëri thirrje punëtorëve të shkonin në greva të paparalajmëruara në një nga shtatë qendrat më të mëdha të shpërndarjes në Gjermani.

Amazon njoftoi se thirrjet për grevë prekën punën vetëm në disa nga gjithsej 20 qendrat logjistike në Gjermani, që është tregu më i madh i kompanisë pas Shteteve të Bashkuara.

Sindikata Verdi ka organizuar greva nga punëtorët e Amazon që nga viti 2013 për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës.

“Kolegët janë të zemëruar dhe nuk duan të mashtrohen nga një kompani që bën miliarda fitime”, tha sindikata në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat