Marina franceze shpëton 160 emigrantë që synonin Britaninë

Evropë

Marina franceze shpëton 160 emigrantë që synonin Britaninë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Autoritetet franceze bën me dije se gjatë orëve të fundit ka shpëtuar në det rreth 160 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin si synim brigjet britanike.

Marina franceze u vu në lëvizje pas një njoftimi që mori për disa varka me emigrantë që ndodheshin në vështirësi për shkak të motit të keq që kishte përfshirë këtë zonë.

Ende nuk ka detaje të mëtejshme për këtë operacion, apo për shtetësinë e personave që u gjetën në gomone.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tragjedisë së radhës në La Mansh ku një gomone u mbyt dhe 4 persona që udhëtonin me të humbën jetën.

U desh ndërhyrja e autoriteteve të rojeve bregdetare që bëri të mundur shpëtimin e 45 personave të tjerë që udhëtonin në këtë gomone.

Kanali i La Manshit është një ndër pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që synojnë Anglinë. Qindra shqiptarë po ashtu kanë përdorur këtë mënyrë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në një çështje që solli dhe një përballje diplomatike mes zyrtarëve më të lartë në Tiranë dhe Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat