Moti i keq bën namin në Rumani, stuhitë rrëzojnë pemët e bllokojnë rrugët

Evropë

Moti i keq bën namin në Rumani, stuhitë rrëzojnë pemët e bllokojnë rrugët

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:22
Rumani

Autostrada e vjetër Kombëtare Janinë – Artas është mbyllur për më shumë se një orë pas rënies së pemëve në zonën e Terovës. Pemët kanë rënë nga erërat e forta që fryjnë në zonë, në dy vende të ndryshme, për pasojë është ndërprerë lëvizja e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset. 

Zjarrfikësit kanë vazhduar me prerjen dhe largimin e pemëve.

Është mbyllur edhe autostrada e vjetër Janinë-Igumenicë për shkak të rënies së pemëve.

Zjarrfikësja ka marrë më shumë se dhjetë thirrje brenda një ore për të ndërhyrë për prerjen e pemëve dhe nxjerrjen e objekteve të ndryshme nga rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat