Aeroporti i Berlinit i rihap pistat pas protestës së klimës

Evropë

Aeroporti i Berlinit i rihap pistat pas protestës së klimës

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Aeroporti i Berlinit Brandenburg ka njoftuar se janë duke vazhduar fluturimet por me vonesa, kjo pasi këtë të enjte ishin mbyllur disa pista të fluturimit për shkak se disa protestues të klimës kishin hyrë  aty.

Aktivistët e grupit mjedisor të Gjeneratës së Fundit i kërkuan njerëzve që t’i ndalojë udhëtimet me avion dhe qeverisë që të ndalojë së subvencionimet për aeroporte.

“Në një zonë aeroporti që nuk është e hapur për publikun, ne takuam disa njerëz që kishin akses të paautorizuar dhe ishin në pistë”, tha Policia e Berlinit në Twitter.

Protesta, e fundit nga aktivistët e klimës në Gjermani, i kërkoi gjithashtu qeverisë që t’i zgjerojë ofertat e lira të udhëtimit me tren.

Një zëdhënës i aeroportit tha se aktivistët kishin hyrë në aeroport nga dy pika në veri dhe jug dhe policia i kishte ndaluar ata, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat