Gjukanoviç: Moska ka zhvilluar dy baza serioze shkatërrimi

Evropë

Gjukanoviç: Moska ka zhvilluar dy baza serioze shkatërrimi

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:33
Milo Gjukanoviç

“Nuk ka rusofobi në Mal të Zi, por ka një vendosmëri për të mos lejuar agresion”, tha dje presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe vuri në dukje se Moska ka zhvilluar dy "baza serioze shkatërrimi", Serbinë dhe Republikën Srpska.

Gjukanoviç, në Forumin e Integrimit Ballkanik (BIF), vlerësoi se ngjarjet e vitit 2016 në Mal të Zi ishin nën të njëjtin titull politik si agresioni kundër Ukrainës. “Mali i Zi më pas u gjend para derës së NATO-s dhe u përpoq ta pengonte duke organizuar një grusht shteti. Ne e rezistuam atë dhe Mali i Zi u bashkua me NATO-n pas disa muajsh, ndërsa Rusia vazhdoi të zhvillonte modelin e saj të shkatërrimit hibrid në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Gjukanoviç.

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç, duke folur për rrugën evropiane të vendit, tha se pret statusin e kandidatit në samitin e dhjetorit. Komshiç theksoi se është një “vendim klasik gjeopolitik” që ka të bëjë me ngjarjet në lindje të Evropës, pra në Ukrainë. Komshiç vlerësoi se marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë baza të shëndosha, duke saktësuar se kjo nënkupton njohje dhe respekt të ndërsjellë.

“Ne kemi probleme vetëm me Malin e Zi. Çfarë ndodh në shtëpinë tuaj është zgjedhja juaj, sepse ju nuk ndërhyni në punët tona. Kur bëhet fjalë për dy fqinjët e tjerë, nuk ka mundësi të kalojë një ditë pa e parë në oborrin tonë”, tha Komshiç.

Ekspertët shprehen se Bosnjë-Hercegovina meriton vëmendje të veçantë nga Bashkimi Evropian, pasi po nxiten tendenca përçarëse.

Nga ana tjetër përveç Bosnjës, situata është e tensionuar dhe mes Kosovës e Serbisë ku së fundmi ka patur protesta nga ana e serbëve në Veri lidhur me çështjen e targave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat